Botime Çabej

Botime Çabej company information, Employees & Contact Information

Explore related pages

Related company profiles:

BOTIME ÇABEJ u themeluan në vitin 1994 si një nga të parat nisma private në lëmin e botimeve në Shqipërinë postkomuniste. Që me botimin e të parit libër (Eqrem Çabej “Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes”) synimi ynë kryesor ka qenë cilësia: e brendisë dhe e formës, pra e teksteve dhe e paraqitjes së librit; gjithashtu dhe kujdesi në përzgjedhjen e autorëve dhe të titujve. Në këta njëzet e ca vjet BOTIME ÇABEJ kanë sjellë në shqip vepra nga më të larmishmet, nga autorë shqiptarë e të huaj, të letërsisë artistike e studimore. Katër janë gjerdanët kryesorë në të cilët botohen shumica e librave tanë: KONSTELACIONE – letërsi artistike e zhanreve të ndryshme, në prozë e në vargje, klasike e moderne: romane, tregime, pjesë teatrale, poezi etj., shqiptare e të përkthyera. VERBA MUNDI – letërsi eseistike e studimore nga disiplina të ndryshme: histori, sociologji, filozofi etj. nga autorë shqiptarë dhe të huaj. LLAMPA MAGJIKE – libra për fëmijë drejtuar të gjitha moshave, një pjesë e mirë pajisur me ilustrime. Klasikë të mëdhenj të ditëve tona e të së shkuarës: përralla, romane, tregime etj. nga autorët më të mirë shqiptarë e botërorë, me përkthime të cilësisë së lartë. EXCIPERE – gjerdani ynë më i ri, me vepra që lidhen kryesisht me gjuhën e posaçërisht me gjuhën shqipe. Hera-here BOTIME ÇABEJ sjellin edhe tituj jashtë gjerdanëve, si në rastin e bashkëbotimeve (co-editions) apo albumeve të artit figurativ. Në të gjithë këta gjerdanë librash përfshihen autorë shqiptarë dhe autorë të huaj, klasikë e modernë. Botimi i veprave që lidhen me kulturën kombëtare mbetet një synim parësor i BOTIMEVE ÇABEJ. Nxjerrja në dritë e librit të parë shqip, “Meshar” i Gjon Buzukut, në dy vëllime, botim kritik punuar nga dijetari Eqrem Çabej, e dëshmon vetiu jo vetëm këtë synim, por edhe cilësinë e nivelin shkencor të këtyre botimeve. Tesktet e botuara nga BOTIME ÇABEJ kanë qenë jo rrallë në listën e rekomandimeve për studentët e degëve të gjuhësisë, letërsisë, filozofisë, sociologjisë etj., duke shërbyer kështu në formimin akademik dhe njerëzor të disa brezave studentorë. Një tjetër mision kryesor për shtëpinë tonë botuese mbetet promovimi i trashëgimisë kulturore dhe i gjuhës shqipe, me tekste origjinale e me përkthime sa më cilësore nga autorët më të mëdhenj shqiptarë e të letërsisë botërore, që duke i zbavitur t’i shërbejnë dhe formimit gjuhësor të lexuesve. BOTIMI I LIBRIT ËSHTË MISION PËR NE!

Company Details

Founded
-
Address
Rr. Qemal Stafa, 135,albania
Industry
Book And Periodical Publishing
NAICS
Publishing Industries (except Internet)
Newspaper, Periodical, Book, and Directory Publishers
Directory and Mailing List Publishers
Other Publishers
Greeting Card Publishers
All Other Publishers
HQ
Tirana, Tirana
Competitors
Botime Pegi.
Looking for a particular Botime Çabej employee's phone or email?

Botime Çabej Questions

Companies like Botime Çabej

Free Chrome Extension

Find emails, phones & company data instantly

Find verified emails from LinkedIn profiles
Get direct phone numbers & mobile contacts
Access company data & employee information
Works directly on LinkedIn - no copy/paste needed
Get Chrome Extension - Free

Aero Online

Your AI prospecting assistant