Nisma #Thurje Overview
- Headquarters
- Tirana, Tiranë, Al
- Website
- nisma.al
- Industry
- Political Organizations
- Employees
- 2
- Founded
- 2014
- NAICS
-
Business, Professional, Labor, Political, and Similar OrganizationsLabor Unions and Similar Labor OrganizationsPolitical Organizations
Keywords
About Nisma #Thurje
Nisma THURJE u themelua në 2014 si organizatë e shoqërisë civile vetëm disa muaj pas rotacionit politik. Ne ishim reagimi shoqëror ndaj përqendrimit të pushtetit dhe pasurisë në Shqipëri, i cili po paralajmëronte regresin demokratik dhe po nxiste mërgimin masiv duke kërcënuar stabilitetin afatgjatë. Nisma u rrit me shpejtësi duke u dalluar si lëvizja kryesore për të rinjtë shqiptarë të vendosur për të ndërtuar të ardhmen e tyre brenda atdheut. Nga 2014-2019, Nisma THURJE udhëhoqi protesta të mëdha kundër korrupsionit politik, ndërsa ofroi edhe zgjidhje përmbajtësore. Të mbështetur nga qytetarët, nismat tona ligjore kundërshtuan me sukses ligje të shumta të padrejta. Një fitore e rëndësishme ishte ndikimi ynë në ndryshimin e kushtetutës shqiptare dhe në reformën zgjedhore në korrik 2020. Në nëntor 2020, duke ndjerë një përgjegjësi më të madhe në shoqëri, vendosëm të hyjmë në politikën aktive shqiptare. Më 15 janar 2021, Nisma THURJE u regjistrua si parti dhe emëroi akademikun e aktivistin Dr. Endrit Shabani si kryetar partie. Në daljen e parë zgjedhore në zgjedhjet parlamentare 2021 u sigurua një mbështetje e konsiderueshme prej mbi 10.000 votash duke tejkaluar të gjitha partitë politike të reja. Në zgjedhjet vendore 2023, Nisma THURJE fitoi pesë vende në këshillat bashkiakë të Tiranës, Korçës, Mirditës dhe Kukësit. Kjo arritje shënoi rastin e parë në 32 vjet që një parti anti-establishment dhe jashtë koniunkturave të vjetra arriti një përfaqësim të tillë. Ky sukses forcoi statusin tonë si partia me zgjerimin më të shpejtë në Shqipëri, pasi dyfishuam numrin e votave në vetëm dy vjet. Nisma THURJE beson në demokracinë nga poshtë-lart si motorri kryesor i përpjekjeve të shqiptarëve për të përmbushur aspiratat e përbashkëta. Manifesti ynë politik Karta 2020 parashtron një vizion për demokraci pjesëmarrëse në Shqipëri dhe nënvizon hapat specifikë për të qëndruar në rrugën e integrimit evropian dhe për të fuqizuar demokracinë liberale.
Compare Similar Companies to Nisma #Thurje
Nesma & Partners
Construction
CCE Contracting & Construction Enterprises
Construction
Illyrian Brains
Non-Profit Organizations
Nisma Engineering
Manufacturing
amiga - Career Center for Internationals
Individual And Family Services
Munich International Ladies Association MILA e.V.
Non-Profit Organizations
SUBRIM Consulting
It Services And It Consulting